
Kombëtarja shqiptare arriti një fitore të rëndësishme ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”. Kuqezinjtë triumfuan 3-0 në shtëpi, duke bërë një sfidë mjaft pozitive.
Dopieta e Rey Manajt dhe goli i Myrto Uzunit ishin vendimtarë në këtë sfidë. Menjëherë pas këtij triumfi ka reaguar edhe Armand Duka në rrjetet sociale.
Kreu i FSHF-së shpehet mjaft i lumtur për fitoren, ndërsa nënvizon se deri në fund do të ëndërrojnë për kualifikimin në Botëror. Gjithashtu në nënvizuar se djemtë duhet të kenë besim dhe po na bëjnë krenar kudo.
“Rikthehemi në shtëpi, rikthehemi te fitorja, me lojë bindëse!
Ishte pikërisht ajo që na duhej ndaj Andorrës, ishte një detyrim për vetë faktin që duam të ëndërrojmë deri në fund për të synuar një vend në Botërorin 2026.
Janë tre pikët e para për skuadrën, që e përgëzoj për paraqitjen e bërë. Është vetëm fillimi, ka shumë rrugë përpara.
Të gjithë duhet të kemi besim te këta djem, janë të njëjtët që na kanë bërë krenarë deri më tani, që na kanë çuar në Europian, që kanë dhënë emocione, që na kanë dhënë mundësinë të ndjehemi krenarë kudo.
Le të festojmë këtë fitore dhe të punojmë për të tjera në vazhdim!”, ka shkruar Duka.
View this post on Instagram