Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Mendoj se kundërshtar më të afërt në grup kemi Serbinë”, Presidenti Duka: Ëndrra jonë nuk ndalon me humbjen ndaj Anglisë

Shkruar nga NEWSPORT
“Mendoj se kundërshtar më të afërt në grup kemi
Armand Duka

Pas pak starton sfida e dytë e kualifikueseve të Kombëtares shqiptare ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”. Në prag të nisjes së sfidës, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka doli në prononcim për “TV Klan”.

“Sot është një nisje e edicionit për ne, një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Uroj që të marrim pikë dhe të arrijmë objektivin në sfidën e sotme. Nuk kemi çfarë presim tjetër, kemi një formacion më ofensiv se Andorra. Trajneri ka bërë mirë me formacionin e sotëm sipas meje.

Futbolli nuk është i parashikueshëm, e dimë nëse bëjmë parashikime në letër Anglia është vendi i parë në grup. Por të shohim, të fitojmë ndeshjen e sotme. Mendoj se kundërshtari ynë është Serbia. Nëse mund të bënim më shumë mund të befasonim Anglinë, patëm një mundësi me Asanin dhe kur hyri Broja.

Kur hyri Armando ishte mundësia më e mirë, por kur pësuam golin e dytë u mbyll. Skuadra bëri shumë mirë ndaj Anglisë dhe unë jam i kënaqur. Ende nuk e dimë se ku do të luhet sfida me Serbinë, ata kanë disa stadiume ku mund të zhvillohet sfida. Nëse stadiumet atje janë të federuara, merret vendimi se ku do të luhet sfida. Uroj t’i kënaqim spektatorët me lojën tonë, nuk mendoj se humbja me Anglinë ndalon ëndrrën tonë.”, u shpreh Duka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga