Jurgen Bardhi ka shënuar ditën e sotme golin e parë sezonal në Turqi. Ish-lojtari i Partizanit ishte vendimtar për skuadrën e tij në Kupën e Turqisë.
Në sfidën që Umraniespor fitoi 3-2 ndaj Isparta 32 Sport shënoi golin vendimtar të takimit. Bardhi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 84-të, për t’i siguruar ekipit turk kështu kualifikimin në fazën tjetët të Kupës së turqisë, në çerekfinale.
Një supergol nga 27-vjeçari që e bën “sefte” në këtë sezon në Turqi. Në 14 ndeshje ka arritur të dhurojë edhe 2 asiste në kampionat.
Poll