Ivan Balliu, Armando Broja dhe Rey Manaj
Sulmuesi i Kombëtares dhe ekipit të Sivasspor në Turqi, Rey Manaj, përmes “story”-t në rrjetet sociale, ka prezantuar “përbindëshin” më të ri.
Fjala është për mjetin “Lamborghini Urus S”. Veturë tepër luksoze dhe super e shpejtë, version i përmirësuar i Urus normal. Nëse i referohemi specifikave kryesore, ka motor “4.0L V8 twin-turbo”, me fuqi rreth 666 kuaj fuqi.
Shpejtësinë nga 0 – 100 km/h e arrin për 3.5 sekonda. Çmimi vërtitet rreth 300 – 400 mijë euro, aty ku ndikojnë opsionet dhe personalizimet. Manaj në rrjetet sociale tregon shpeshë pasionin e madh për mjetet e “rënda”.
Poll
