
Sot është një ditë e veçantë për Odise Roshin. “Rraketa” e kombëtares shqiptare feston ditëlindjen.
Fieraku feston sot 33-vjetorin e tij të lidnjes. Roshi ka debutuar me kombëtaren shqiptare në miqësoren me Francën në 2011, ndërsa ishte një nga protagonistët kryesor të kombëtares shqiptare në Euro 2016.
Madje asisti i tij u shndërrua në gol nag Bekim Balaj, me dyshen që i hapi rrugë kështu kualifkimit të kuqezinjve në Euro 2016 që u zhvillua në Francë. FSHF nuk ka nguruar duke uruar kështu Roshin në 33-vjetorin e tij të lindjes.
“Debutoi në vitin 2011 kundër Francës dhe ishte pjesë e skuadrës që shkoi në Euro 2016, Odise Roshi, ???? kuqezi, feston sot ditëlindjen dhe familja e madhe e futbollit shqiptar i uron më të mirat!
???? Gëzuar ditëlindjen Odise!”, thuhet në postimin e FSHF-së.
Odise Roshi ka luajtur 70 ndeshje me kombëtaren shqiptare dhe ka shënuar 5 gola. Kurioziteti është i madh për të mësuar nëse “rraketa” e kombëtares do të jetë pjesë e listës së lojtarëve për Euro 2024, e cila do të udhëhiqet nga Sylvinho.
View this post on Instagram