Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Austin flet shqip!, gjigantët e MLS-së i bëjnë jehonë sulmuesit pas ftesës nga Kombëtarja

Shkruar nga NEWSPORT
Austin flet shqip!, gjigantët e MLS-së i bëjnë jehonë
Myrto Uzuni

Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni është grumbulluar zyrtarisht nga Kombëtarja për ndeshjet e muajit qershor kundër Israelit dhe Luksemburgut.

Pas paraqitjeve pozitive me klubin e tij, Uzuni rikthehet të veshë fanelën kuqezi, me trajnerin Maran që duket se i beson eksperiencës së 30-vjeçarit.

Lajmi u konfirmua edhe nga klubi i Austin, në të cilën aktivizohet sulmuesi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet Uzuni me flamurin shqiptar dhe mesazhin: “Back with Kuqezinjtë!”, që në shqip do të thotë “Kthim me Kuqezinjtë”

Për sulmuesin kjo është një mundësi e mirë për t’i treguar trajnerit të sapo emëruar të Kombëtares vlerat e tij dhe se mund të jetë një pikë kyçe për të ardhmen gjatë sfidave eleminatore për EURO 2028.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Austin FC (@austinfc)

Poll

Lexo gjithashtu