Nedim Bajrami
Mesfushori i Kombëtares, Nedim Bajrami është fotografuar ditën e sotme në Tiranë, dukë lënë përkohësisht Skocinë, pasi luan me Rangers në Premiership. Arsyeja kishte të bënte me festën e Kurban Bajramit.
Herët në mëngjes, 27-vjeçari si besimtar i devotshëm, kishte zgjedhur të falte namazin në sheshin kryesor të Tiranës.
Edhe pse ka kontratë me Rangers deri në verën e vitit 2028-të, shqiptari nuk e mbylli sezonin aspak mirë, vetëm 19 ndeshje, e përkthyer me 2 gola e 1 asist.
Me Kombëtaren, Bajrami numëron 43 prezenca, ndërsa nën drejtimin e ish-trajnerit Sylvinho, mesfushori mori profilin e “benjaminit”.
Nedim Bajrami sot në Tiranë, festa e Kurban Bajramit
Poll
