Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Festë e madhe pas ngjitjes në Superligë, “binjakët” Rashica rikthehen në tokën shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Festë e madhe pas ngjitjes në Superligë,
Ermir Rashica dhe Milot Rashica

Përmes “story” të radhës në rrjetet sociale, sulmuesi i Shqipërisë, Ermir Rashica, ka treguar se ndodhet në Vushtrri të Kosovës. Pranë talentit të Kombëtares U-21, shfaqet sulmuesi tjetër, Milot Rashica, shqiptari i Kosovës.

Të dy lojtarët me të njëjtin mbiemër kanë lidhje të fortë me Vushtrrinë, Ermiri ka dalë nga akademia e këtij qyteti, kurse Miloti është “zot shtëpije”. Arsyeja e kësaj vizite ka të bëjë me festën e Kurban Bajramit.

Ermir Rashica luan te Metalist 1925 në Premier League ukrainase, ndërsa deri në shkurtin e 2025-së ishte pjesë e Skënderbeut në Superiore. Për skuadrën e Vushtrrisë, sezoni që lamë pas ishte pozitiv, pasi siguroi ngjitjen në Superligën e Kosovës.

Festë e madhe pas ngjitjes në Superligë,
Ermir Rashica dhe Milot Rashica


   

   

Poll

Lexo gjithashtu