Elseid Hysaj & Ivan Balliu
Ivan Balliu mund të largohet nga Kombëtarja shqiptare. Ky lajm erdhi nga trajneri Rolando Maran në konferencën për shtyp pasi u publikua lista e Kombëtares për ndeshjet miqësore të muajit qershor.
Megjithatë, ky vendim duket se do të marrë kohë. Ndërkohë që vetë futbollisti ka reaguar në rrjetet sociale, por jo për ngjyrat kuqezi.
Ai është shfaqur i mërzitur në lidhje me humbjen e finales së Conference League, aty ku ekipi i tij Rayo Vallecano u mposht 1-0 nga Crystal Palace, ndërsa për shqiptarin s’pati minuta.
“Nuk njoha fitore më të madhe sesa me ty në një humbje. Mirënjohje e përjetshme”, shkruan Balliu në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Poll
