Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

U la jashtë listës së Kombëtares, Ernest Muçi “sms” direkt trajnerit Maran (REAGIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
U la jashtë listës së Kombëtares, Ernest Muçi
Ernest Muçi - Roland Maran

Ernest Muçi ishte një nga mungesat e rëndësishme të Kombëtares shqiptare në listën e publikuar sot nga Rolando Maran. Në njoftimin e FSHF-së, thuhej se sulmuesi i Trabzonspor mungon për arsye dëmtimi.

Ndërkohë që pak minuta më parë, është vetë ish-sulmuesi i Tiranës që ka reaguar në rrjetet sociale. Muçi ka konfirmuar njoftimin e FSHF-së për sa i përket dëmtimit, teksa i uron suksese trajnerit Maran.

“Më vjen keq që nuk munda të jem pjesë e Kombëtares për dy miqësoret, për shkak të një dëmtimi. I uroj suksese çunave dhe trajnerit Maran në këto dy sfida. Shihemi së shpejti. Forca Shqipëri”, shkruan Muçi.

U la jashtë listës së Kombëtares, Ernest Muçi
Story i Ernest Muçit

 

Poll

Lexo gjithashtu