Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Speciale/ Sozia e Mario Balotelit zbulohet në Tiranë, ngjyra ndryshimi i vetëm

Shkruar nga NEWSPORT

[caption id="attachment_57424" align="alignleft" width="300"]baloteli1 Mario Baloteli[/caption]

Dëshira për të ndjekur pasionin sheshoi çdo lloj vështirësie që u shfaqej përpara. Ata ndoqën talentin, ëndrrën dhe në fund... Arritën të bëheshin vetë idhuj të tifozëve. Jetojnë larg nga njëri-tjetri, por historia e tyre është e njëjtë.

Mario Baloteli dhe Mario Morina, të dy sulmues, të dy talent dhe të dy me probleme në karrierën futbollistike. Njëri italian dhe tjetri shqiptar, por të dy me një nofkë, "Super Mario". Të gjithë i njohin dhe të gjithë flasin për ta, madje dhe tifozët kundërshtarë, të cilët nuk i mohojnë cilësitë që kanë.

Arritën majat e tyre në karrierë me skuadra që kanë bërë historinë si në Shqipëri dhe në Itali, Tiranën dhe Interin. Mario Morina, në 64 ndeshje i aktivizuar arriti të shënonte 13 herë. Ndërsa Baloteli  në 3 sezone arriti të shënonte 20 gola.

Ndërruan skuadra për të shkuar më lart, në ndjekje të idhujve të tyre. Ish-sulmuesi bardheblu te Skënderbeu, ndërsa sulmuesi zikaltër jashtë Italie duke u transferuar te City. Por, këtë herë ata nuk arrijnë të jenë lider si në Tiranë dhe Milano. Kështu që vendosin të ndërrojnë sërish ekip.

[caption id="attachment_57425" align="alignright" width="300"]morina-660x330 Mario Morina[/caption]

Morina rikthehet te bardheblutë dhe arrin të shënojë 10 gola në 40 ndeshje, ndërsa Baloteli rikthehet në Milano, por këtë herë me kuqezinjtë e Milanit, ku arriti të shënojë plot 26 gola në një sezon. Sërish arrijnë kulmin e tyre, por prapë largohen në skuadra të tjera. Super talent me cilësi të jashtëzakonshme dhe të dy me një ves që i prishi karrierën: jetë nate, alkool dhe femra.

[caption id="attachment_57426" align="alignleft" width="100%" alt="Speciale/ Sozia e Mario Balotelit zbulohet në Tiranë, ngjyra ndryshimi" style="display:block"]baloteli Mario Baloteli[/caption]

Baloteli te Liverpool humbet formën, ndërsa Morina te Kukësi nuk gjen më hapësira në formacion.  Italiani huazohet sërish në Milano, por Baloteli i Interit nuk egziston dhe në këtë mënyrë detyrohet t'i ndjekë ndeshjet nga stoli.

Sezoni i ri 2016-2017. Të dy futbollistët kërkojnë ekipe të rinj, për t'i rimarrë veten dhe për t'u rikthyer sërish në skuadrat e elitës. Morina bëhet pjesë e Kamzës, ndërsa Baloteli pjesë e Nices në Francë. Arrijnë të shkëlqejnë, ku Morina shënon 5 gola në 8 ndeshje, ndërsa sulmuesi italian 6 gola në 6 ndeshje. Të gjithë menduan se merkatoja e janarit do t'i çonte këta dy lojtarë në skuadra që kanë bërë historinë.

[caption id="attachment_57427" align="alignright" width="300"]download Mario Morina[/caption]

Por, karakteri i tyre i vështirë nuk ia lejoi këtë gjë. Sërish debate,  grushte, jetë nate dhe Mario Morina pezullohet 3 muaj.  Në Francë, menaxherë të ndryshëm kishin mbërritur në Nice për të ndjekur Mario Balotelin, por në një ndeshje ai nuk ishte fare në stadium. Arsyeja? Sërish thyerje rregullash: alkool, femra dhe sherr.

Siç shihet historia e tyre, mund të bëjë mjaft mirë filmin e një regjisori, teksa të dy e filluan duke arritur majat dhe tashmë përfundojnë aty ku e nisën, nga "hiçi" mes vështirësive për të mbijetuar në ditët e vështira në Shqipërinë e asaj kohe dhe cepat e rrugëve në Itali.

/NEWSPORT.AL/ Retin TOKA

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga