
Tirana do të luajë ditën e nesërme me skuadrën e Dinamo Batumit ndeshjen e kthimit të fazës së parë të Conference League. Barazimi në ndeshjen e parë në “Air Albania” jep shpresa kualifikimi, por janë edhe një sërë arsyesh se pse Tirana kualifikohet nesër.
10 arsyet se pse Tirana kualifikohet nesër:
-Me rikthimet që ka bërë në ekip ka sjellë një frymë që i mungonte, lojtar që e kanë ndjerë peshën e fanllës dhe më parë dhe janë gati të “luftojnë”
-Trajneri Orges Shehi, një profesionit që i mbështet lojtarët e tij në çdo moment, sidomos nga ana psikologjike si titullarët apo dhe ata që lë në stol.
-Presidenti Refik Halili që iu ka ofruar kushtet e duhura për një klub futbollit dhe që nuk ngurron t’i shpërblejë për performancat e mira.
-Mbështetja e palodhur e “Tirona Fanatics” pavarësisht rezultatin ndihmon emocionalisht dhe motivon lojtarët.
-Kanë dy sulmues si Hasani dhe Abazaj që nga momenti në moment mund të zgjidhin ndeshjen.
-Revolucioni që kanë bërë “Bardheblutë” pasi është vetëm një lojtar i mbetur në ekip nga ndeshja e vjetshme kundër Dudelange në Champions League dhe ai është kapiteni Najdovksi.
-Faktori fushë, pasi në katër ndeshjet e fundit në shtëpi Dinamo Batumi ka 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
-Nënvlerësimi nga ana e kundërshtarit që e shohin Tiranën si ekip inferior pasi klubi shqiptar ka një vlerë 3 milionë euro më të vogël se gjeorgjianët.
-“Marketingu” që lojtarët do të marrin në syrin europian në rast të performancës së mirë, gjë që do iu hapte dyer të reja për karrierë.
-Ideja e kualifikimit në një kompeticion europian që do ti fuste në histori si një nga klubet e pakta shqiptare që ka marrë pjesë në kompeticione të tilla.