Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SPECIALE/ 10 arsyet pse Partizani fiton ndaj Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ 10 arsyet pse Partizani fiton ndaj Tiranës

Partizani do të luajë sot derbin e radhës kundër Tiranës, sfidë e vlefshme për javën e 15-të të takimit. Një përballje e rëndësishme që vlen edhe për prestigjin e të dy ekipeve.

Një derbi asnjëherë s’ka favoritë, megjithatë Newsport.al ka analizuar sfidën duke nxjerrë arsyet se pse të kuqtë mund të dalin me 3 pikë.

10 arsyet pse Partizani fiton ndaj Tiranës:

- Stadiumi “Air Albania” është shndërruar në tabu për të kuqtë dhe sot është momenti i duhur për ta bërë “sefte”.

- Mbajnë vendin e parë në Superiore dhe një triumf do t’i shkëpuste 4 pikë nga ndjekësja Tirana.

- Në skuadër është një sulmues si Xhulio Skuka që ka treguar se ndeshje të caktuara mund t’i zgjidhë i vetëm.

- Mungesa e vetme është Da Silva, pra trajneri Kolela ka në dispozicion të gjithë lojtarët.

- Italiani ka luksin të zgjedhë, edhe stoli ofron cilësi të mrekullueshme.

- Një derbi gjithmonë ofron emocione të mëdha dhe presidentët në të shumtat e rasteve ofrojnë premio. Me siguri kjo s’do të mungojë as për të kuqtë.

- Tirana ka 6 ndeshje që fiton, është koha e duhur për hakmarrje.

- Një triumf do t’i nxirrte kampionë dimri.

- Derbi nuk luhet, derbi fitohet dhe sot një gjë e tillë do të tentohet për tifozët e kuq.

– Po kalon një moment të mirë në Superiore dhe vjen pas fitores 2-1 me Kukësin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga