
Fitorja 1-0 kundër Republikës Çeke tregon se Spanja tani ka arritur një rekord të ri në Kampionatin Evropian, duke mos pësuar gol në gjashtë ndeshje. Çekët nuk ishin në gjendje që ta mposhtin De Gea-n dhe Gerard Pique, që i dha skuadrës së Del Bosuqe-s një fitore prej 1-0, në ndeshjen e parë në Euro 2016. Spanja kaloi ndeshjen e gjashtë radhazi në këtë garë që prej barazimit të fundit 1-1 me Italinë më 2012 pa pësuar gol. Gjashtë ndeshje radhazi pa humbje të Spanjës në këtë garë, është një shenjë e mirë për spanjollët, të cilët pavarësisht dominimit të tyre në ndeshjen e parë, e patën të vështirë për të shënuar derisa Pique i dha fitoren me kokë.
Poll