Shumë raste të humbura dhe shumë djersë e derdhur për një gol dhe për tri pikët e para në grup. Spanja mund 1-0 Çekinë në ndeshjen e parë në fazën e grupeve me gol të Gerard Pique. U deshën 87 minuta pritje për një gol, ndërsa nuk u shfrytëzuan siç duhet disa raste nga Fabregas e Morata si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën. Por, nuk duhet harruar edhe portieri Çeh, i cili në disa rasti bëri mrekullinë. Megjithatë, Spanja e meritoi fitoren për atë që dha në fushën e lojës, sepse arriti që të zotëronte lojën nga minuta e parë e deri në fund, përkundrejt disa rasteve sporadike të çekëve.
[caption id="attachment_3082" align="alignleft" width="300"] I pafati Morata dhe pritja spektakolare e Çeh[/caption]
Spanjë – Çeki 1-0
Shënues: Pique 87'
Spanja: De Gea, Pike, Ramos, Buskets, Injesta, Fabregas (Alcantara 70'), Juanfran, Zhordi Alba, Nolito (Rodriguez 82'), Silva, Morata (Aduriz 62'). Trajner: Vicente Del Bosque
Skema: 4-3-3
Çekia: Çeh, Kaderabek, Gebre Salasie (Shural 86'), Hubnik, Sivok, Necid (Lafata 75'), Limberski, Roziçki, Plasil, Krejçi, Darida. Trajner: Pavel Vrba
Skema: 4-2-3-1
Gjyqtarë: Simon Marciniak, Pavel Sokolnicki, Tomas Listkievic, Pavel Raskovski, Tomas Musial.
Kartonë të verdhë: Limberski 61'
Stadiumi: Stadium de Toulouse
Pjesa e parë - Në pesë minutat e para loja është e barabartë, ndërsa duket sikur ekipet studiojnë njëri-tjetrin. Në minutën e pestë kërcënimi i parë vjen nga Dardi i çekëve, i cili ekzekuton një goditje dënimi, ku topi përfundon mbi kuadrat. Më pas në minutën e 18 është Peter Çeh që shpëton portën e Çekisë, ku Morata kishte të gjitha shanset për të kaluar Spanjën në avantazh. Të njëjtën gjë Morata dhe Çeh e përsërisin në minutën e 29, ku sërish porta e Çekisë shpëton për mrekulli. Ndërsa në minutën e 35 është Busquets që provon të shënojë, por i pafat. Pra, në 45 minutat e para të ndeshjes është Spanja që zotëron lojën, gjuajtjet drejt kuadratit, por e pafat.
https://www.youtube.com/watch?v=k7CuJqke4R8
Pjesa e dytë - Fabregas ekzekuton goditje këndi që në minutën e parë, ndërsa Nolito i gatshëm në vijën e parë të sulmit, gjuan, por sfera ndalet nga shtylla dhe del jashtë. Për disa minuta radhazi Spanja luan në gjysmëfushën e çekëve, por pa mundur që të shënojë. Iniesta, Morata dhe Busktes i afrohen golit, por Çeh vazhdon të jetë shpëtimtari kryesor i Çekisë në këtë ndeshje. Zotërimi i lojës dhe topit i takon Spanjës, 67%, ndërsa regjistron 16 tentativa për gol në portën e çekëve, por ende sfera nuk arrin drejt rrjetës. Pas shumë mundimeve vjen edhe goli i avantazhit për spanjollët e Del Bosques. Është Gerarg Pique ai që bëhet shqiptimtari i "Furisë së kuqe", teksa vjen në ndihmë të sulmit dhe me kokë arrin të realizojë në minutën e 87 të takimit pas një asist të dhënë nga Andres Injesta. Në kohën shtesë Çekia i pati të gjitha mundësitë për të barazuar, por nuk ia arriti.