Egnatia-Vllaznia
Ndeshja Egnatia – Vllaznia do të hap javën e 28-të në Superiore. Fakti që ekipet mbajnë dy vendet e para, bën që kjo sfidë të konsiderohet “finale” e parakohshme për titullin në elitën e futbollit shqiptar.
Dueli do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”, duke nisur prej orës 19:00. Në 3 fazat e para të këtij sezoni, Vllaznia ka bilanc për t’u admiruar ndaj Egnatias, pavarësisht se këta të fundit vijnë me “petkun” e kampionit, 2 fitore dhe 1 barazim.
Intreresante është se nëse skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova fiton në shtëpi, do të parakaloj Vllazninë në tabelë, pasi renditja aktuale është 51 pikë për skuadrën shkodrane dhe 49 ajo rrogozhinase.
Poll
