Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sot luhet “dueli i hekurt”, Gega dhe Shkëmbi sfidë mes presionit (Formacionet e mundshme)

Shkruar nga NEWSPORT
Sot luhet “dueli i hekurt”, Gega dhe Shkëmbi sfidë mes

Sot do të zhvillohet në orën 17:45 sfida mes Teutës dhe Kukësit. Përballje që pritet të jetë e zjarrtë si në fushën e lojës ashtu dhe pankinat e dy ekipeve.

Teuta e Bledi Shkëmbit, që u emërua pak ditë më parë në krye të bluve priet të sjellë fitoren e parë. Kukësi i Gegës, pas merkatos të mirë pritshmëritë janë të mëdha por rezulatet kanë munguar dhe presioni është rritur, pasi pikët kanë munguar.

Teknikët e dy ekipeve kanë përgatitur maksimalisht skuadrat e tyre dhe do të zbresin në fushë me objektivin e vetëm, 3 pikët. Teuta do të bëjë pa shërbimet e Artan Jazxhiut dhe Harallamb Qaqit. Në krahun tjetër Kukësi duket më i plotë pasi mungon vetëm Edi Basa.

FORMACIONET E MUNDSHME:

Teuta: Qirko, Marku-Idrizaj-Kuro-Kotobelli, Vila-Karabeci-Beqja, Boçi-L.Vila-Hebaj

Trajner: Bledi Shkëmbi

Kukësi: Tafas, Meksi-Ilieski-Ferreira-Ndreca, Sh.Taipi-Agnaldo-Gj.Taipi, Haxhiu-Gyasi-Daci

Trajner: Skënder Gega

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga