
Partizani u mposht ditën e djeshme nga Roma në “Air Albania”, me ekipet që zhvilluan një sfidë miqësore mes tyre. Italianët triumfuan 2-1, teksa Tedi Cara arriti të gjente rrugën e rrjetës për skuadrën e Partizanit.
Tashmë është radha e Egnatias për t’u vënë përballë një tjetër ekipi italian. Rrogozhinasi do të sfidojnë Interin në “Paolo Mazza” , ndeshje kjo që do të startojë në orën 20:00.
Të besuarit e Edlir Tetovës do të synojnë të bëjnë një paraqitje sa më dinjitoze përballë yjeve të mëdhenj të futbollit europian. Kujtojmë se Egnatia ishte një nga ekipet pjesmarrëse në Conference League në këtë sezon për herë të parë në historinë e saj. Gjithashtu po për herë të parë do të sfidojë një skuadër italiane të një niveli të tillë dhe kjo është një arsye më shumë që rrogozhinasit të bëjnë një paraqitje sa më pozitive nën sytë e gjithë tifozëve.