Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Homazhet për futbollistin Fatjon Bunjaku, klubi i Elbasanit bën njoftimin e rëndësishëm: Le ta nderojmë së bashku kujtimin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Homazhet për futbollistin Fatjon Bunjaku, klubi i Elbasanit bën
AF Elbasani - Fatjon Bunjaku

Prej orës 19:00 të ditës së sotme do të mbahen homazhet në nderim të kujtimit të futbollistit Fatjon Bunjakut, i cili u nda nga jeta në moshën 22-vjeçare.

Është vetë klubi i Elbasanit që ka njoftuar këtë ceremoni përmes një postimi në rrjetet sociale. Të gjithë tifozët verdheblu dhe dashamirësit e futbollit do të mblidhen në stadiumin "Elbasan Arena", ku do të nderojnë pikërisht futbollistin e ndjerë. 

Aksidenti tragjik u regjistrua në orët e para të mëngjesit, në 00:58, në aksin rrugor Vushtri-Mitrovicë, ku pamjet nga ngjarja treguan se si mjeti është kthyer përmbys duke sjellë dhe vdekjen e menjëhershme të të riut. 

NJOFTIMI:

"Të nderuar tifozë verdheblu dhe dashamirës të futbollit,
Sot në 19:00, në hyrjen kryesore të stadiumit "Elbasan Arena" mblidhemi për të nderuar Fatjon Bunjakun, një atlet të shkëlqyer dhe një njeri pozitiv e plot pasion.
Le ta nderojmë së bashku kujtimin e Fatjonit."

Poll

Lexo gjithashtu