Sokol Kushta përgëzon Kombëtaren për fitoren 3-1 kundër Ishujve Faroe. Legjenda vlonjate e futbollit shqiptar ndalet pikërisht te trajneri Sylvinho. Braziliani ka arritur të krijojë një grup që me të vërtetë duket mjaft i bashkuar.
Për këtë, Kushta parashikon se kuqezinjtë e këtij brezi nuk do të dështojnë më me në krye një trajner si Sylvinho. Në rrjetet sociale, ish lojtari i Kombëtares dhe i Flamurtarit shkruante:
“Urime Kombëtares! Po të shikojmë në të 3 fotot, është një gjë që na ka munguar. Është grupi, entuziazmi, bashkimi dhe morali i fituesit. Dhe tregoi karakter për të fituar dhe kur loja u barazua.
Kjo është diferenca e trajnerit që iku, me këtë që erdhi. Ky është një trajner që është bërë njësh me Kombëtaren, njësh me sportdashësit shqiptar, një edhe me ne. Dhe vështirë ky që të dështojë”.
[caption id="attachment_697643" align="alignnone" width="749"] Postimi i Sokol Kushtes[/caption]