Skuadra kryeqytetase kërkon titullin, RTSH-ja sjell falas në shtëpitë tuaja supersfidën e javës
Shkruar nga NEWSPORT
Tirana dhe Kukësi kanë udhëtuar në “Elbasan Arena” për të zhvilluar ndeshjen e javës së 28-të të Abissnet Superiore, takim që starton në orën 18:00. Një përballje që premton të jetë e luftuar, ku 3 pikët janë e vetmja rrugë për ekipet.
Duke qenë se kjo sfidë është me rivalitet edhe për shkak të historisë, RTSH-ja ka menduar ta sjellë këtë superndeshje falas në shtëpitë e gjtihë tifozëve. Në orën 18:00 Tirana-Kukësi vjen LIVE në Radio Televizionin Shqiptar.