
Sot do të jetë në krye të stolit të Skënderbeut, që sezonin e fundit e ka urryer aq shumë, pasi i ka marrë titullin kampion. Italiani Andrea Agostineli ka arritur dje një marrëveshje me drejtuesit e klubit korçar dhe sot do të zërë vendin e Mirel Josës, që e ka mbyllur ciklin te korçarët pas 4 sezonesh me 4 tituj. Lajmi konfirmohet nga drejtues të Skënderbeut, të cilët kanë vendosur t’i besojnë ish-trajnerit të Partizanit për sezonin e ri, duke parë punën e mirë që ai ka bërë me të kuqtë. Detajet e kontratës pritet të mësohen gjatë prezantimit, që do të bëhet sot në Durrës. Të kuqtë i vodhën mbrojtësin Arapi Skënderbeut, kurse ky i fundit po i bë një dëm më të madh, sespe po i merr ish-trajnerin dhe mbrojtësin Fejzullahu, ndoshta edhe Mazrekajn. Kampionët po transformohen këtë verë dhe ndryshimi ka nisur nga stoli.
Mbetet për t’u parë si do ta përjetojnë tifozët e të dyja skuadrave këtë kalim të Andrea Agostinelit te Skënderbeu, veçanërisht ata të Partizanit, me të cilët italiani kishte krijuar një lidhje shumë të fortë sezonin që shkoi.