Skënderbeu po punon me shumë kjdes gjatë kësaj merkatoje. Korçarët kanë arritur të firmosin me portierin Marco Alia dhe me sulmuesin Suhejl Muharemi. Të dy lojtarët do të vihen në rudhrat e Ivan Gvozdenovic.
Por jo vetëm kaq, pasi drejtuesit po tentojnë edhe një tjetër lojtar. Këtë herë nga kampionati kosovarë. Ermir Rashica ka rënë në radarët e “ujqërve të dëborës”. 19-vjeçari mbylli sezonin me Trepçës '89, teksa shikohet me shumë perspektivë për të ardhmen.
Rashica luan si sulmues dhe afrimi i tij shikohet shumë i rëndësishëm për sezonin e ri. Palët kanë nisur me bisedimet mes tyre, të cilat duket se janë në rrugën e duhur.
[caption id="attachment_697304" align="alignnone" width="600"] Ermir Rashica[/caption]