Skënderbeu do të luajë sot kundër Apolonisë, sfidën e parë të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Por, korçarët do të prezantohen në Fier jo me titullarët në formacion, pasi vëmendja e bardhekuqve është e përqendruar te takimi i së dielës kundër Partizanit.
Ndërkohë që skuadra nuk po kalon një moment pozitiv pas humbjes me Tiranën dhe barazimit me Kukësin në shtëpi, presidenti Takaj i është gjendur më pranë se kurrë skuadrës së tij. Dje ai ka qenë prezent në seancën stërvitore që Skënderbeu zhvilloi në Durrës.
I shoqëruar nga zv.presidenti Arlind Boshku, shefi i klubit Ilirjan Përmeti dhe nga Drejtori Sportiv, Haris Fakiç, Ardjan Takaj ka vëzhguar nga pankina të gjithë përgatitjet e Skënderbeut në prag të ndeshjes ndaj Apolonisë.
Numri 1 i klubit të korçarëve ka takuar skuadrën gjatë pasdites duke qëndruar me ta gjatë gjithë kohës, ndërsa korçarët, pas sfidës së sotme ndaj fierakëve do të rikthehen në Durrës për të vijuar aty përgatitjet për ndeshjen kundër Partizanit që do të luhet të dielën në "Elbasan Arena".
[caption id="attachment_48353" align="alignnone" width="540"] Presidenti Ardjan Takaj, i shoqëruar nga zv.presidenti Arlind Boshku, shefi i klubit Ilirjan Përmeti dhe nga Drejtori Sportiv, Haris Fakiç, duke vëzhguar nga pankina të gjithë përgatitjet e djeshme të Skënderbeut[/caption]