
Santiago Gimenez
Milani ka arritur të regjistrojë fitoren e tretë radhazi në Serie A, duke mposhtur mbrëmjen e sotme Bolognan. Ekipi kuqezi i Conceicaos arriti të fitojë me përmbysje ndaj miqve me shifrat 3-1.
Në fillimin e pjesës së dytë, ishte Orsolini që i dha epërsinë bolonjezëve. Më pas Milani arriti të përmbysë shifrat në “San Siro” me dy gola të realizuar nga Gimenez dhe një të Pulisic.
Kjo fitore mban gjallë shpresat e Milanit për zonën Champions, duke u gjendur 3 pikë larg Juventusit. Nga ana tjetër, Bologna mbetet në vendin e 7-të me 62 pikë të grumbulluara.
Goli i Gimenez
Poll