
Dortmund
Borussia Dortmund nuk po dorëzohet në luftën për vendin e katërt. Ekipi verdhë e zi fitoi 4-2 në shtëpinë e kampionëve në fuqi Bayer Leverkusen, duke e ngushtuar diferencën me Freiburgun në -1 me një ndeshje të mbetur për t’u luajtur.
Vendasit morën epërsinë me Frimpong pas gjysmë ore të pjesës së parë, por para pushimit Brandt dhe Ryerson e përmbysën rezultatin në favor të ekipit nga Ruhr-i.
Në pjesën e dytë, Adeyemi dhe Guirassy shënuan, ndërsa në kohën shtesë Hofmann e ngushtoi diferencën. Eintracht Frankfurt pas pak do të dalë në fushë para tifozëve të tyre vendas kundër St. Pauli, ndërsa ndeshja midis Stuttgartit dhe Augsburgut do të mbyllë ditën.
Poll