Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Mbyllet me sukses edicioni i parë i kursit për trajnerët e nivelit UEFA B në Korçë, diplomohen 28 trajnerë të rinj

Shkruar nga NEWSPORT
Mbyllet me sukses edicioni i parë i kursit për trajnerët e
Licensa UEFA B

Është mbyllur me sukses kursi për trajnerët e nivelit UEFA B në qytetin e Korçës, i cili u zhvillua për herë të parë në rajonin juglindor të vendit.

Ky kurs u organizua nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n dhe përfundoi me diplomimin e 28 kursantëve të rinj nga qytetet e Korçës, Pogradecit, Bilishtit, Ersekës dhe Devollit.

Gjatë një periudhe tre mujore, specialistët e Departamentit të Edukimit në FSHF udhëhoqën zhvillimin e kursit, i cili përfshinte leksione teorike dhe sesione praktike, në përputhje me standardet e UEFA-s.

Pas përfundimit me sukses të këtij programi, trajnerët e diplomuar janë tashmë të pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të kontribuar në zhvillimin dhe përmirësimin e futbollit në rajonin juglindor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga