
Skënderbeu vazhdon me përforcimet në këtë merkato. Vetëm dy ditë para duelit me Egnatian, sfidë e vlefshme për javën e parë të kampionatit ka zyrtarizuar dy lojtarët e radhës.
Ermir Rashica dhe Suhel Muharremi shtojnë kështu alternativat në repartin ofensiv. I pari vjen nga Trepçka ’89, ndërsa i dyti nga Struga.
Muharemi ka firmosur kontratë 3-vjeçare me korçarët, ndërsa të dy lojtarët do të jenë një vlerë e shtuar për Ivan Gvozdenovic në këtë sezon të ri në Superiore.
Poll