Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Holandë teksa në ndeshjen Twente Sparta Rotterdam në kampionatin elitar Eredivisie, spektakli i goleadës u shoqërua me skandale. Përveç gjashtë golave që u shënuan në stadiumin “De Grolsch Veste”, në tribuna u pa flamuri i cili e karakterizon Kosovën si pjesë të Serbisë.
Një gjest i shëmtuar nga tifozët e Twentes që tregojnë edhe një herë se politika nuk duhet përfshirë kurrë në futboll dhe këtë gjë më së miri e shfaq ky akt skandaloz i cili ka për qëllim të përhap mesazh urrejtje ndaj Kosovës.
Në flamurin e shfaqur në tribuna nga tifozët e Twentes, shihet harta e Kosovës dhe brenda saj flamuri i Serbisë, ndërsa shkruhej “Kosova është Serbi”.
Poll