Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Skandali/ Tifozi i Partizanit dhunon ekipin kundërshtar

Shkruar nga NEWSPORT
Skandali/ Tifozi i Partizanit dhunon ekipin kundërshtar

Mbrëmë ishte ndeshja e tretë që tifozët e kuq u ulën në shkallët e "Elbasan Arena" për të mbështetur Partizanin në sfidën e Champions League. Por, edhe ky takim nuk ka shkuar pa probleme. Kujtojmë që në ndeshjen kundër Slovan Bratislavës, tifozët e Partizanit hynë kur ishte minuta e 5 e ndeshjes, pasi policia nuk lejonte hyrjen e tyre në stadium.

Ndërsa dje situata ka degjeneruar në dhunë. Forcat policore dhe tifozët janë përleshur në dyert e stadiumit një orë përpara nisjes së takimit. Por, shkaku këtë herë ka qenë një tifoz i kuq. Në momentin e hyrjes në stadium të autobusit të ekipit kundërshtar, Red Bull Salzburg, një prej tifozëve të kuq është shkëputur nga turma dhe me vrap ka shkuar me një shkop në dorë duke gjuajtur xhamin e parë të autobusit.

Kjo ka shkaktuar dhe trazira në moment, pasi forcat policore kanë ndërhyrë menjëherë, gjithashtu dhe tifozët. Për disa minuta ka nisur përleshja mes policëve dhe tifozëve, por ndërhyrja e drejtorit të Partizanit, Genci Tomorri, ka qetësuar situatën. Mirëpo, disa tifozë të kuq u shoqëruan në komisariat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga