Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

SKANDALI/ Roberto Carlos hedh në gjyq gazetarët, akuzohet se fitoi Botërorin duke përdorur doping

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDALI/ Roberto Carlos hedh në gjyq gazetarët, akuzohet se fitoi

Një nga legjendat e Brazilit dhe Real Madrid, Roberto Carlos, është përfshirë së fundmi në një dokumentar të rrjetit televiziv gjerman “ARD”, i cili pretendon se braziliani ishte përdorues i dopingut në periudhën kur fitoi Botërorin 2002.

Këtë pretendim e pohonte vetë doktori para kamerës së fshehtë.

“E trajtova Roberto Carlosin, futbollistin e përfaqësueses. Ai erdhi te unë që në moshën 15 vjeçare, e ndihmova që të bënte muskulaturën e kofshëve. Isha unë që bëra të mundur që Roberto Carlos të kishte atë muskulaturë që ka edhe sot”, pretendonte doktori në fjalë.

Por vetë futbollisti brazilian ka refuzuar gjithçka nëpërmjet një deklarate të lëshuar në mediat e vendlindjes edhe pse fillimisht nuk kishte pranuar të komentonte për “ARD”.

“I refuzoj me ngulm akuzat e papërgjegjshme të bëra nga ‘ARD’ dhe konfirmoj se nuk kam bërë asnjë gjë që të më lejonte të përfitoja nga ndonjë avantazh përballë kolegëve të mi. Raporti citon emrin e një doktori të cilin nuk e kam takuar asnjëherë në jetën time dhe avokatët e mi po punojnë që tani për të kundërshtuar akuzat në gjyq dhe për t’i hedhur poshtë para një gjykatësi”, ishte komenti i legjendës së brazilit.

 

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu