EURO 2016 është në prag të njollosjes nga një lajm shokues. Një gazetar i revistës gjermane “Sport Bild” ka gjetur në dhomat e zhveshjes së Francës pas gjysëmfinales Gjermani-Francë një substancë të palejuar për përdorim në futboll e quajtur “Gurosan”. Gurosan është një stimulues me kafeinë.
Në listën e Agjensisë Botërore të Antidopingut kjo substancë nuk përfshihet si e palejuar, por sipas rregullores këto përpjekje quhen avantazh ndaj kundërshtarit, ndaj dhe e thënë më troç, Franca ka përdorur doping për të mposhtur Gjermaninë. Sqarimet i ka bërë për “Sport Bild” një ekspert i anti-dopingut i quajtur Fritz Sörgel. Sipas tij kafeina rrit performancën e sportistëve dhe kjo nuk mund të quhet si diçka e pranueshme.
[caption id="attachment_16134" align="aligncenter" width="692"] Kutia me preparatin e palejuar e gjetur në dhomat e zhveshjes së Francës[/caption]