Sot, në orën 17:00 Flamurtari do të presë në shtëpi Skënderbeun për të luajtur ndeshjen e dhjetë të kampionatit.
Në Vlorë të gjithë presin që tifozët të vazhdojnë protestat ndaj FSHF-së, këtë e di shumë mirë dhe administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi. Pak orë para ndeshjes ai është shprehur: "Jam pro protestës civile kundër Dukës, por jam kundër sharjeve që mund ti bëhen atij. Familjarët e Dukës që ofendohen në stadium janë njësoj si familjarët e mi dh të Vlorës. Është e turpshme që në stadium të shahen familjarët. Nëse do ketë skena të tilla do ta mbyll vetë stadiumin. Por ama, protestë në fermën e kafshëve do të ketë. Unë do vazhdoj protestën në mënyrë civile ndaj Dukës, por jo me sharje dhe ofendime", mësohet të jetë shprehur Idrizi para takimit me Skënderbeun.