Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Siguroi finalen me Kroacinë, Modriç përlot me deklaratën e tij pas ndeshjes: Më quanin të sëmurë mendor, si mund të mos qaja

Shkruar nga NEWSPORT
Siguroi finalen me Kroacinë, Modriç përlot me deklaratën e

Luca Modric padyshim mund të cilësohet si një ndër mesfushorët më të mirë në botë në pozicionin e tij. Këtë gjë kroati e tregoi edhe në Botëror duke çuar Kombëtaren e tij në finalen e këtij evenimenti ku do përballet me Francën pas pak ditësh.

Pas finales, Modriç ka thënë disa fjalë të ndjera të cilat kanë përlotur të gjithë sportdashësit. Ai është pyetur nga një prej gazetarëve të pranishëm në stadium se, pse ka qarë kur është tashmë është në finale. Përgjigja e mesfushorit e ka lënë pa fjalë këtë të fundit, por jo vetëm, kjo pasi Modric është rikthyer pas në kohë duke kujtuar vuajtjet e tij dhe dëshirën për të arritur në këtë ditë të veçantë.

Gazetari: " Të pamë duke qarë. Megjithëse, ju keni fituar gjithçka,dhe jeni pershtatur me fitoret. Çfarë emocioni te veçantë provuat të çoni ekipin e vendin tuaj në një finale të kampionati botëror? "

"Është një gjë fantastike. Në fishkëllimin përfundimtar i mbylla sytë dhe kujtova gjithë fëmijërinë time, luftërat dhe mungesën e ushqimit. Si fëmijë gjatë luftës, jashtë hotelit që na strehonin si refugjatë, fillova të godisja topin në mure. Enderroja të luaja në stadiumet dhe evenimentet më të mëdha dhe per tu larguar nga çdo gjë më rrethonte. Doja të bëhesha futbollist. Të tjerët më veshtronin dhe më konsideronin një të sëmurë mendor. Mendoja për futbollin, në një kohë të tillë të veshtirë por unë vetëm dëshiroja të luaja, dhe e mbaja topin midis këmbëve të mia duke mos menduar për asgjë tjeter. Kur përfundoi lufta, babai im, i cili në ndërkohë kishte gjetur punë si mekanik për ushtrinë, më regjistroi në një shkollë futbolli. Tek Hajduku i Splitit me refuzuan dy herë. Ata thanë se nuk mund të luaja sepse isha tepër i dobët dhe eshtrat e mia ishin shumë të vogla. Pastaj babai më regjistroi në Dinamon e Zagrebit. Që nga ajo ditë gjërat ndryshuan. Sot jam këtu në finalen e Kupës së Botës me Kroacinë time. Si mund të mos qaj?", kanë qenë fjalët e lojtarit të Real Madridit pas sigurimit të finales së Botërorit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga