Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Shumë i zhgënjyer për rezultatin, por krenar me lojtarët", Zoran Zekic: Nesër fillojmë punën për Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
"Shumë i zhgënjyer për rezultatin, por krenar me

Partizani mori një humbje të dhimbshme ndaj BATE Borisov teksa u mposht me rezultatin 2-0 me vetëm 2 goditje në portë. Të kuqtë shpërdoruan raste pa fund duke i dhënë më pas mundësinë bjellorusëve të shfrytëzojnë shanset e tyre. Tashmë ‘demat’ do të garojnë në Conference League. Pas ndeshjes trajneri Zoran Zekic foli në konferencën për shtyp.

"Jam shumë i zhgënjyer përsa i përket rezultatit sot. Ne luajtëm futboll, por nuk arritëm të shënonim dhe sigurisht në situata të veçanta ata na ndëshkuan. Bëmë vetëm një gabim, të cilin kundërshtari e shfrytëzoi . Ndihem pak i zhgënjyer, pasi i kisha folur ekipit gjatë gjithë javës, për situatën sesi e pësuam golin e parë. Nuk arritëm të shënonim gol dhe e vuajtëm këtë gjë. Gjithsesi jam shumë krenar për atë që lojtarët dhanë në fushë, vrapuan shumë ,zhvilluan një ndeshje të mirë. Thjesht na mungoi goli dhe ishim të pafat."

Tashmë ju pret një tjetër kompeticion ai i Konferencë Ligë –

Në këtë moment nuk dua të mendoj për kundërshtarin që do të përballemi pas kësaj humbje. Nga nesër do të fillojmë punën të përgatitemi për përballjen që na pret në kompeticionin tjetër evropian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga