
Flamurtari nuk ka bërë ende asnjë lëvizje në merkato deri më tani. Vlonjatët njohin vetëm largime nga skuadra pas situatës ''kaotike'', ndërsa pritet të ketë edhe të tjera largime. Pas Cale, Bathës dhe Mustës nga skuadra është larguar edhe trajneri Ilir Daja ç'ka e përkeqëson edhe më shumë situatën. Ndërkohë edhe lojtarët e tjetër që mbyllën sezonin te Flamurtari si Veliu, Pollozhani, Ribaj, Kotobelli, Mustafa priten të largohen.
Por, sikur të mos mjaftojnë vetëm largimet, të gjithë lojtarët kanë përgatitur dokumentacionin e duhur për të hedhur në gjyq Flamurtarin për të fituar rrogat e pashlyera. Cale, Batha e Musta mund të jenë 3 lojtarët e parë që mund t'i drejtohen gjyqit, ndërsa pas tyre do të jenë edhe të tjerët. Flamurtari mund të rrezikojë shumë për sezonin e ri, pasi në rast lojtarët fitojnë gjyqet dhe nuk paguhen, vlonjatëve mund t'i zbriten pikë nga renditja.