
Për shkak të ndarjes nga jetë të Raphael Dëamenas u vendos shtyrja e ndeshjeve të kësaj jave. Ditën e sotme ishin në program dy sfida për t’u zhvilluar, por kjo gjë nuk do të ndodhë. Klube do të jenë në pritje të një vendimi të FSHF-së.
Në këto kushte Tirana del me një njoftim zyrtar për ndeshjen e shtyrë me Kukësin. Takim që ishte parashikuar të luhet në “Selman Stërmasi” duke nisur që nga ora 14:00. Të gjithë tifozët që kanë blerë biletë për të parë këtë përballje do të mund t’i përdorin ato në ditën kur do të vendoset të zhvillohet kjo sfidë.
“NJOFTIM ZYRTAR
KF Tirana njofton se ndeshja e javës së 13-të "Abissnet Superiore" mes KF Tiranës dhe FK Kukësit, nuk do të luhet këtë të Diel siç ishte planifikuar.
Ndeshja është shtyrë nga FSHF pas ndarjes nga jeta të futbollistit Raphael Dëamena dhe do të luhet në një moment të dytë, data e së cilës do të komunikohet në ditët në vijim.
Të gjithë tifozët që kanë blerë bileta për ndeshjen e nesërme, do të mund t'i përdorin këto bileta në ditën që do të luhet ndeshja ndaj Kukësit në vazhdim.
Zyra për shtyp
KF Tirana”, ka shkruar klubi kryeqytetas.