
Partizani mori një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Erzenit në javëne 31-t të Abissnet Suepriore, duke mjatur kështu gjallë shpresat për titullin kampion. Në këtë takim duket se pavarësisht 3 pikëve, mungesat janë ato që kanë shtuar “hallet” e Giovanni Colellës për takimin e radhës.
Për llogaritë e javës së 32-të Partizani do të presë në “Arenën e Demave” skuadrën e Rraman Hallacit. Të kuqve nuk iu lejohen më hapa fals në rrugën drejt titullit, por për të siguruar fitoren iu vështirëson punën mungesa e Eljon Sotës. Mbrojtësi i demave u ndëshkua me kartonë të verdhe dy herë duke u detyruar të dalë me të kuq.
Kjo e detyron Sotën të mos jetë i gatshëm për Colellën, ndërsa ky i fundit mund të vuajë sërish mungesën e Maguet, i cili edhe pse ka nisur stërvitjen nuk është ende gati për të luajtur ndaj verilindorëve.