
Arbnor Muja dhe Antwerp ia kanë dalë që të kualifikohen në grupet e Champions League. Një çast historik për klubin belg pasi hera e parë dhe e vetme që kanë qenë pjesë e Ligës së Kampionëve është në sezonin e largët 1957/1958.
Pasi fituan në Belgjikë 1-0 përballë AEK të Athinës, skuadra e Antwerp u rikthye mrbëmjen e sotme për një rezultat pozitiv. Ata morën një tjetër 1-2 në transfertën e vështirë greke.
Ishte pikërisht ekipi i shqiptarit Muja, që shënuan të parët me anë të Kerk në minutën e 73’. Për grekët i ringjalli shpresat Araujo në minutën e 90’, por pa mundur të bëjnë diçka më tepër. Teksa për të shuar këto shpresa mendoi Balikwisha në minutën e 95’.
Një lajm mjaft i mirë, pasi tashmë kemi një lojtar më shumë kuqezi në kompeticionin më të rëndësishëm europian të futbollit për klube.