
Sot do të luhen ndeshjet e vlefshme për raundin e 5-të të fazës së grupeve si në Europa League. Në këto sfida do të ketë dhe lojtarë të Kombëtares që do të mundohen të japin kontributin e tyre dhë të ndihmojnë ekipet respektive.
Në Europa League, Berat Gjimshiti së bashku me Atalantën e tij do të kërkojnë fitoren në transfertën e vështirë të Lisbonës përballë Sporting. Ndërsa Sparta e Pragës, ekip ku aktivizohet Qazim Laçi do të luajë ‘fatet’ e saj përballë Real Betis. Në krahun tjetër, Qarabag së bashku me Redon Xhixhën do të kërkojnë fitoren ndaj Moldes.
Ndeshjet e tjera të Europa League janë, AEK – Brighton, Freiburg – Olympiacos, Maçabi Haifa – Rennes, Sturm Graz – Rakow, TSC – West Ham, Hacken – Bayer Leverkusen, Liverpool – Lask, Marseille – Ajax, Rangers – Aris, Servette – Roma, Sherif Tiraspol – Slavia e Pragës, Toulouse – Royale Union dhe Villareal – Panathinaikos.