
Ditën e sotme Shqipëria U19 zhvilloi një ndeshje miqësore përballë kombëtares italiane U19. Këta të fundit u shpallën kampionë të Europës vetëm para disa javësh.
Siç pritej kjo sifdë u dominua nga Italia të cilët fituan me lehtësi me rezultatin 3-0. Golat për kampionët e Europës u shënuan të gjithë në pjesën e parë. Golashënuesit e kësaj sfide ishin Delle Monache i cili e dërgoi topin 2 herë në rrjetë dhe Ripani. Italia kishte shansin ta çonte ndeshjen në 4-0, por portieri kuqezi Tomas Kiri, u tregua i saktë dhe priti një penallti.
Një ndeshje jo e rëndësishme, por që i vlen trajnerit Ervin Bulku për të parë formën e lojtarëve të tij
Poll