Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Shqipëria shkon në finalet e Euro 2024”, objektivi u shpall në strategjinë Futbolli për Kombin në fillim të 2022-shit

Shkruar nga NEWSPORT
“Shqipëria shkon në finalet e Euro 2024”, objektivi u

“E bëmë në 2016-n, jemi besimplotë se do arrijmë sërish te kualifikimi për në Kampionatin Europian 2024”. Këto ishin fjalët e Presidentit të FSHF, Armand Duka teksa rendiste objektivat e strategjisë së FSHF “Futbollit për Kombin 2022-2025” në shkurt të vitit 2022.

Objektivi ka qenë i qartë dhe i shkruar e zeza mbi të bardhë atëherë kur FSHF prezantoi strategjinë dhe që nga ajo kohë është punuar shumë për të arritur deri këtu përmes veprave, me investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe me një qendër sportive moderne siç është 'Shtëpia e Futbollit', që ofron kushtet më të mira të mundshme për futbollistët e Kombëtares, por edhe për stafin teknik.

Asnjë sukses nuk vjen rastësisht! Gjithçka arrihet përmes objektivave të qarta dhe punës së palodhur. Një shprehje klishe, por që është kuptimplotë në rastin e suksesit të fundit të Kombëtares shqiptare.

Nëse hera e parë mund të konsiderohet nga kritikët si një rastësi, kualifikimi për herë të dytë i Kombëtares shqiptare në finalet e një Kampionati Europian duhet të konsiderohet plotësisht e merituar. Ndër 8 finale të luajtura nga Kombëtarja, kuqezinjtë morën 4 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje, për t’u për renditur e para e grupit si kurrë më parë.

Po për herë të parë, Shqipëria e futbollit siguroi një biletë për në finalet e Kampionatit të ardhshëm Europian një ndeshje përpara se ky cikël të mbyllej. Nuk pritën aspak bilbilin e arbitrit në Tiranë, vendosën të gëzonin që në Moldavi, për të festuar të lehtësuar në Tiranë. Një Kombëtare me të drejtë fantastike, pa dyshim mahnitëse, plotësisht e shkëlqyer, vërtetë e pamposhtur në shtëpi dhe shumë e fortë në transfertë.

Shumë nuk besuan, as te deklaratat e Presidentit Duka në muajin dhjetor 2022, kur Kombëtarja njohu kundërshtarët e radhës për këtë fushatë eliminatore dhe as kur u bë prezantimi i trajnerit të ri të në krye të Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior. Për gazetarë të shumtë, kritikë, ish-futbollistë, tifozë etj., finalet e ‘Gjermani 2024’ ishin një ëndërr e largët për skeptikët.

Kur u pyet për objektivat që ka Kombëtarja në këtë fushatë kualifikuesesh, Presidenti i FSHF, Armand Duka tha: “Në grupin tonë mund të luhen ndeshjet dhe mund të bësh çdo rezultat. Është real objektivi për të qenë pjesë e Euro 2024. Kur kemi marrë shortin për Euro 2016, menduam se ishte i pakalueshëm, por ia dolëm”. Edhe trajneri Silvinjo, kur u prezantua në krye të Kombëtares shqiptare nënvizoi se dëshira e tij dhe e stafit ishte vetëm një: të sillnin rezultate pozitive dhe ta çonin Kombëtaren shqiptare aty ku e meriton.

Dhe ky kualifikim ishte i paralajmëruar, me objektiva realë, me këmbë në tokë, me shumë punë e pasion, më dëshirë, pa subjektivitet e me shumë bindje në deklaratat Presidenti Duka dhe trajnerit Silvinjo, e ashtu sikurse thotë shpesh edhe tekniku, me zemër e shpirt në fushë.

Tashmë, Shqipëria ka shkruar emrin e saj në UEFA, si një nga pjesëmarrëset në finalet e kompeticionit europian duke kurorëzuar kështu më së miri një projekt të mirëfilltë dhe një strategji të mirëmenduar për të arritur deri te suksesi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga