
Celtic po rrit në gjirin e saj një nga talentet që ka tërhequr vëmendje të madhe në europë, Roço Vata. Lojtari i talentuar ka bërë debutimin e tij me ekipin e parë të Celtic dhe tashmë ka nisur të flitet jo pak për të. Djali i ish futbollistit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata duket që nuk ka në plan të veshë fanelën e kuqezinjve.
Rudi Vata gjatë intervistës së tij për gazetën prestigjoze britanike “The Sun” është shprehur sa i përket të ardhmes së të birit: “Nëse luan mirë te Celtic, bëhet i rëndësishëm, Roço do të jetë aset për kombëtaren e Irlandës.
Ai ka lindur në Skoci dhe ka luajtur për Irlandën që 14-vjeç, po përmirësohet aty dhe ndihet i lumtur, kjo ka rëndësi”.
Komentet për këtë zgjedhje nuk kanë qenë të pakta, pasi si një ish lojtar emblematik i Kombëtares së Shqipërisë, pasardhësi do duhej të ndiqte gjurmët e të atit. Mbete për t’u parë e ardhmja e 17 vjeçarit Vata, nëse do të përngjajë sado pak me atë të babait të tij.