
Ekziston mundësia që në rast kualifikimi Shqipëria të përballet me Gjermaninë në turin pasardhës në EURO 2016. E bukur për të qenë e vërtetë dhe tepër e vështirë për të besuar që mund të shkojmë edhe më larg. Në pritje për të mësuar se ccfarë do të ndodhi në përfundim të ndeshjeve në grupe, lind një pyetje. Nëse Shqipëria luan përballë Gjermanisë, për cilën skuadër do të bëjnë tifo në Shkodër. Tradicionalisht në Shkodër i kanë përjetuar kompeticione të tilla si gjerman, kanë festuar për suksesin e “Pancerave” dhe janë trishtuar si të tillë. Përgjatë ditës sot e lexoje shpesh në rrjete sociale në formë batute pyetjen se për kë do të bëjnë tifo në Shkodër. Gjasat janë që flamujt e Gjermanisë, të mos valviten më nga “dojccat prej shkodret”. Kuqezinjtë po na imponojnë sjellje të reja, tradita të reja dhe në Shkodër nuk kanë si të mos krenohen me gjithccka po përjetojmë.
[gallery columns="1" size="full" ids="7099,7100,7102"]