Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shpërthim pranë “Vellodrome”, 90’ para stërvitjes së Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Shpërthim pranë “Vellodrome”, 90’ para

Dy valixhet që ishin në rrugë përpara stadiumit ku sot në orën 20:15 do të kryej stërvitjen Kombëtarja kuqezi tashmë kanë shpërthyer. Saktësisht ka qenë një shpërthim i detyrueshëm i forcave të policisë franceze, pasi ishin bagazhe të lëna në rrugë.

Në orën 17:25 “newsport.al” njoftoi se ishin dy valixhe pranë stadiumit “Vellodrome” të Marsejës, aty ku do të luhet ndeshja e dytë në grup mes Francës dhe Shqipërisë mbrëmjen e nesërme, të cilat kishin shpërndarë panik te të pranishmit rreth e qark stadiumit. Por, policia vendëse e mori shpejt në dorë situatën, evakuoi zonën dhe bëri shpërthim të detyruar të dy valixheve që kishin në brendësi të tyre vetëm bagazhe. Situata tashmë është e qetë, ndërkohë që në stadium po stërvitet Franca dhe pas 90 minutash do të zbresë Shqipëria.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga