Ka arritur në 6 numri i ndeshjeve radhazi që Llapi nuk fiton në Superligën e Kosovës. Disfata e sotme për bardheblutë kundër Dritës ka përkeqësuar akoma më shumë situatën. Në këtë ndeshjen, golat për kampionët e Dritës u shënuan prej Sheji (65’) dhe Tusha (89’).
Pas 21 javësh në Superligë, Llapi mban vendin e 7-të me 22 pikë dhe rreziku për rënien nga elita e futbollit të Kosovës është i madh, aq me tepër nëse i referohemi trendit negative në rezultat, ndërsa nga mediat vendase thuhet se pankina e trajnerit Tahir Batatina nuk është më e sigurtë dhe shkarkimi s’përjashtohet si opsion.
Ditën e sotme, në këtë ligë u mbajtën edhe 2 ndeshje të tjera. Ferizaj drejtuar nga Nevil Dede befasojë, duke mposhtur 2 – 1 Ballkanin, ndërsa Gjilani fitoi 1 – 0 ndaj Prishtinës, rezultat surprizues, marrë në konsideratë pretendimet e klubeve respektive.
