Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ 2 gola për 7 minuta nga Rangers, rikthehet Nedim Bajrami i “artë”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 gola për 7 minuta nga Rangers, rikthehet Nedim Bajrami i
Nedim Bajrami

Livingston – Rangers ka dhuruar 4 gola dhe emocione të forta, por nuk ka pasur fitues. Pa u futur në lojë sulmuesi i Kombëtares Nedim Bajrami, Rangers po humbiste 0 – 2, por me inkuadrimin e shqiptar, loja mori tjetër rrjedhë.

Konkretisht në minutën e 79-të, Bajrami futet në lojë, ndërsa pas 2 minutash jep asist në golin e parë të Rangers, me autor Emmanuel Fernandez. Pikërisht ky episod i dha më shumë “zemër” skuadrës së drejtuar nga Danny Rohl.

Pas 7 minutash, Rangers shënon sërisht me Moore, kësisojë duke evituar humbjen. Pas 28 javësh në Premiership të Skocisë, Rangers gjenden në vendin e 2-të me 56 pikë, 4 më pak se kryesuesit e Hearts. Për informacion, Nedim Bajrami është rikthyer në ekip pas një periudhe të vështirë, shkak problemet fizike.   

Asist i Nedim Bajramit

          

Poll

Lexo gjithashtu