Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Qeveria "lëshon dorën", akordohet shpërblimi për Luiza Gegën

Shkruar nga NEWSPORT
Qeveria "lëshon dorën", akordohet shpërblimi për

Luiza Gega u shpall nënkampione Europe në atletikë në baterinë 3 mijë metra. 27-vjeçares shqiptare nuk iu dha rëndësia e duhur për këtë arritje madhore të saj nga shteti. Ajo nuk kishte ku të stërvitej, por me shumë mund arriti t'ia dilte duke bërë krenarë çdo shqiptar. Ditën e djeshme qeveria ka akorduar një fond prej 2 milion lekësh për nënkampionen dhe 600 mijë lekë për trajnerin e saj, Taulant Stërmasi. Qeveria shqiptare ishte në qendër të kritikave këto ditë, pasi ajo i bëri një pritje madhështore skuadrës përfaqësuese të futbollit, ndërsa për Luiza Gegën nuk u tha asnjë fjalë. Si duket kjo ka bërë që për Gegën të miratohet një fond i veçantë në formë shpërblimi për arritjen e madhe të saj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga