Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shorti i lehtë vetëm për Teutën, zbulohen rivalët e skuadrave shqiptare në Conference League (NDESHJET-DATAT)

Shkruar nga NEWSPORT

Është hedhur në orën 14:00 shorti i Conference League për turin e 3-të. 4 ekipet shqiptare kanë mësuar kundërshtarin që do të kenë përballë nëse kalojnë në këtë tur. Partizani sfidon Bazelin, Teuta përballet me Inter Escaldes, Laçi kundër Craiovas dhe Vllaznia ndaj AEL Limassol në turin e dytë.

Goglat kanë vendosur fituesin e çiftit, Teuta-Inter Escaldes kundër Shamrock Rovers F.C, skuardra iralandeze. Prishtina nëse kalon Connah's do të përballet me fituesin e çiftit, Valur-Bodo Glimt, kurse Shkëndija nëse kalon Riga do të sfidojë çiftin fitues të ndeshjes, Folgore/Hibernians. Partizani nëse kalon Bazelin do të përballet me fituesin e Ujpest-Vaduz, kurse Vllaznia me fituesin e ndeshjes, Qarabag-Ashod. Ndeshje "big" edhe për Laçin që sfidon Anderlecht, skuadrën e madhe belge ku ishte pjesë Kristal Abazaj.

Ndeshjet e para të turit të 3-të të Conference League do të luhen më datë 5 gusht, ndërsa ato të kthimit më datë 12 gusht. Laçi nëse kalon Anderlecht do të luajë takimin e parë në shtëpi, ndërsa atë të kthimit të Belgjikë. Vllaznia gjithashtu luan në shtëpi ndeshjen e parë të turit të 3-të nëse kalon AEL Limassolin. Partizani nëse kalon Bazelin do të luajë në transfertë ndeshjen e parë kundër çifitit fitues, Ujpest-Fc Vaduz nga Lituania, ashtu si edhe Teuta që nëse kalon Inter Escaldes do të udhëtojë drejt Iralndës për të luajtur ndaj Shamrock Rovers.

Turi i 3-të i Conference League:

Shamrock Rovers F.C. - Teuta / Inter Escaldes

Prishtina/ Connah- Valur/ Bodo Glimt

Riga / Shkëndija - Folgore/Hibernians

Ujpest-Vaduz - Partizani / Basel

Vllaznia / AEL Limassol - Qarabag- FC Ashod

Laçi / Craiova - Anderlecht

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga