Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Shitja e Simon SIMONIT shton “oreksin” te Dinamo, blutë “fiksohen” keq me të rinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
Shitja e Simon SIMONIT shton “oreksin” te Dinamo, blutë

Simon Simoni u shit në Bundesligë te Frankfurti, me Dinamon që siguroi plot 600 mijë euro. Një lëvizje e zgjuar nga blutë që edhe pse luajnë në Kategorinë e Parë kanë arritur të fitojnë të ardhura nga talentet e tyre.

Duket se shitja e gardianit 18-vjeçarë ka shtuar akoma më shumë “oreksin te kryeqytetasit të cilët tashmë janë “fiksuar” pas talenteve të reja që premtojnë për të ardhmen, por dhe që mund të ndjekin rrugën e Simonit.

Mjaftojn të shikojmë afrimet që kanë bërë drejtuesit në këtë merkato. Sulmuesi Alen Ndreu është vetëm 18-vjeç ndërsa Amarildo Gjoni është 23-vjeç. Edhe kampioni që erdhi nga Tirana, Realf Zhivanaj është vetëm 24-vjeç.

Tashmë blutë e kanë të qartë, të investojnë tek elementët e rinj, të cilët më pas do të mbushin arkat e klubit në rast të një shitje jashtë vendit tonë dhe kjo sigurisht është në leverdinë e drejtuesve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga